Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Policia është në një gjendje gatishmërie të lartë në Paris, pas një sulmi më armë në gazetën “Liberation” dhe bankën “Societe General”. Një fotograf 27 vjeçar u qellua dhe mori plagë të rënda.
Të premten, nje person i armatosur hyri në zyrat e kanalit televiziv 24 orësh, “BFMTV”, por nuk qelloi me armen e tij.
Policët franceze ndodhen jashtë zyrave të mediave në Paris. Nuk ka ende asnjë konfirmim nëse behet fjalë për të njëjtin person, te përfshirë në incidentet.
Në orën 10.15 minuta me orën lokale, nje person i armatosur hyri në zyrat e gazetës “Liberation”, këtë të hënë, pranë Pallatit të Republikës në lindje të Parisit dhe hapi zjarr.
Pa thënë asnjë fjalë, ai qelloi dy herë me pushkë gjahu duke plagosur një fotograf në kraharor dhe krah e me pas u largua.
Dëshmitarët treguan personi që qelloi me armë ishte rreth të 40-ave dhe mbante një kapelë.
Zv/kryeredaktori Fabris Tasel tha se 27-vjeçari qe u qellua po lufton për jetën. Emri i fotografit të pavarur nuk është bërë publik.
Ai kishte mbërritur në zyrat e gazetës “Liberation” për të punuar për një set fotografik.
Ministri i Brendshëm, Manuel Vals qëndroi në vendngjarje së bashku me ministren e Kulturës, Aurelie Filipeti dhe kryebashkiakun e Parisit, Bertrand Dalanoe.
Top Channel