Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se informacionet për përgjimet amerikane ndaj Gjermanisë, përfshirë celularin e saj, po dëmtojnë raportet ndëratlantike.
“Çështja e përgjimeve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë duhet të sqarohet dhe ç’është më e rëndësishmja duhet të ndërtohet një besim i ri për të ardhmen”, tha Merkel në Bundestag.
Kancelarja theksoi se kjo çështje po vë në provë marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara dhe saktësoi se vetë raportet e Gjermanisë me Amerikën janë të një “rëndësie madhore”.
Qeveria gjermane ka deklaruar se është e prirur të dëgjojë direkt ish-kontraktorin e NSA-së, Edward Snowden në lidhje me mbledhjen e të dhënave telefonike dhe ato elektronike nga agjencia.
Por nga ana tjetër Berlini zyrtar thotë se nuk mund t’i ofrojë atij azil pasi ai duhet ta bëjë kërkesën për azil në territor gjerman.
Sipas të dhënave të publikuara nga Snowden, NSA përgjoi komunikimet mes Uashingtonit dhe aleatëve perëndimorë, përfshirë telefonin personal të zonjës Merkel dhe zyrave të Bashkimit Evropian.
“Akuzat janë të rënda”, tha zonja Merkel në deklaratën e saj, por pa iu referuar me saktësi rastit të celularit të saj. Bundestagu, dhoma e ulët e Gjermanisë, po mban një debat të posaçëm për përgjimet e NSA-së.
Shkalla e përgjimeve të agjencisë në Gjermani ende nuk është e qartë dhe muajin e kaluar Berlini dërgoi disa zyrtarë të shërbimeve sekrete në Uashington për të marrë sqarime.
Top Channel