Le Pen: Kombëtarja nuk i përket më Francës

18/11/2013 18:10

Kur Franca fitoi Botërorin e vitit 1998, ai sukses u cilësua si një triumf i multikulturalizmit, pasi futbollistë me origjinë jo-franceze, si Zidane, Thierry, Vieira, Desailly apo Thuram ishin ndër aktorët që luajtën rol protagonisti në atë sukses.

Sot, Franca ndodhet në buzë të eliminimit në plejofin e Botërorit 2014, pas humbjes 2-0 në Ukrainë dhe liderja e ekstremit të djathtë francez, Marine le Pen, e ka shndërruar situatën e përfaqësues si një “kalë beteje” për politikën e Frontit Kombëtar që udhëheq.

Sipas Le Pen, forca e së cilës kundërshton emigracionin dhe pjesëmarrjen në Bashkimin Europian, “problemi i kombëtares është që me këta futbollistë nuk identifikohen më me kombin”.

Në një intervistë për “Radio Classique”, kandidatja humbëse për presidente në zgjedhjes e 2012-s argumentoi: “Është ndërtuar një sistem qëllimi i të cilit është vetëm fitimi i parave. Një skuadër nuk mund të ndërtohet vetëm për biznes apo për egon e disa individëve që e përbëjnë. Ajo që mungon është lidhja e përfaqësueses me francezët atje në rrugë, me popullin që nuk zbret në fushë. Ka një thyerje të vërtetë mes kombëtares dhe francezëve të thjeshtë”, deklaroi Le Pen, duke nënkuptuar gjatë fjalimit të saj futbollistët me ngjyrë apo me origjinë nga Afrika e Veriut që militojnë tek “gjelat”.

E pyetur për mendimin e saj specifik mbi futbollistët, Le Pen shtoi: “Shoh disa djem të paedikuar, që nuk nxisin asnjë lloj krenarie kombëtare, teksa rrahin gjoksin duke u mburrur se luajnë për Francën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA