Itali, arrestohen 45 mafiozë

18/11/2013 15:10

Policia italiane arrestoi 45 mafiozë të dyshuar në një operacion të gjerë të realizuar pranë portit të Brindizit.

Të arrestuarit janë ngarkuar me 150 akuza penale, midis të cilave vrasje, trafik ndërkombëtar droge dhe zhvatje.

Sipas autoriteteve, ata besohet të jenë anëtarë të “Sacra Corona Unita”, organizatës mafioze që dominon aktivitetet kriminale në krahinën e Pulias.

Midis krimeve të shumta figuron edhe ai i gjobvënies ndaj bizneseve të krahinës, të cilët duhet të paguanin taksë ndaj mafies për t’u lejuar që të funksiononin.

Mediat italiane raportojnë se në flagrancë, të dyshuarve iu kapën edhe eksplozivë, të cilët përdoreshin për të shkatërruar bizneset që refuzonin të paguanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA