Hapet Instituti “Konfuci”, nxitje për mësimin e gjuhës kineze

18/11/2013 00:00

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadori kinez në Shqipëri kanë përuruar në
mënyre simbolike çeljen e Institutit “Konfuci” prane Universitetit të
Tiranës.

Kreu i Qeverise ka shprehur mbeshtjetjen e tij per kete nisme, por edhe per forcimin e metejshem te marredhenieve dhe bashkepunimin mes dy vendeve edhe ne fusha te tjera.

“Vendet nuk janë të zhvilluara sepse kanë, vendet janë të zhvilluara sepse dinë, se është dija dhe është njohja që sjell zhvillim dhe jo zhvillimi që sjell dije dhe njohje. Kjo ndjenjë mua më sjell sot këtu me kënaqësinë e madhe i të qenit i pranishëm, në fortësimin e një dimensioni krejt të posaçëm të marrëdhënies mes dy vendeve. Ky është një dimension që përfshin arsimin, kulturën, gjuhën dhe brenda tij vjen këtu risia e pranisë fizike të Institutit të mirënjohur të ‘Konfucit’, i pranishëm në 96 vende të botës”, tha Rama.

Kreu i Qeverise Rama, teksa ka permendur gabimet gjuhesore qe hasen shpesh ne dokumentet zyrtare tha me humor, se duhet te shkojme ne Pekin per te shkruar sakte.

“Sot për sot, kush dëshiron ta studiojë gjuhën shqipe gjerësisht dhe thellësisht ta shkruajë atë në mënyrë tërësisht korrekte, duhet të shkojë në Pekin”, tha Rama.

Rektori i Univesitetit te Tiranes, Dhori Kule ka sqaruar rendesine e ketij instituti per te rinjte shqiptare, por edhe per mundesitë qe ai u ofron.

“Që nga sot, Universiteti ynë është pjesë e një rrjeti me mbi 400 anëtarë në 108 vende të botës, ndër të cilat përshihen 70 universitetet më të vlerësuara, ndër 200 universitete të rankuara më të mira në botë”, tha Kule.

Ne Shqiperi shume studente do te mund te mesojne gjuhen kineze, nderkaq ne Kine prej shume kohesh studentet kane mundesi te mesojne gjuhen shqipe.

Top Channel