Festivali i fëmijëve në Shkodër

18/11/2013 00:00

Është një përrallë me zana e princër, me kukulla e kafshë, me muzikë e zëra të bukur, me personazhe të rinj e të vjetër, që e tregohet çdo vit në Shkodër.

Kështu ka nisur të premten në darkë në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, Festivali Mbarëkombetar i Këngës për Fëmijë.

Ka kaluar gjysëm shekulli që kur se është krijuar ky festivali dhe vetëm 20 vite më parë ai mori karakter mbarëkombëtar.

Prej tre ditësh rrugët e qytetit verior dhe ambientet përreth pritën banorët më të rinj, fëmijët e muzikës.

Janë rreth 200 persona ku përfshihen solistë, balerinë këngëtarë e të ftuar që këtë nëntor marrin pjesë në festival.

Në këtë vit ka personazhe të rinj, si shumë nga konkurrentët apo prezantuesja Ariola Xhikollari, vajza nga Elbasani që të gjithë e mbajnë mend për simpatinë e saj në “The Voice of Albania 2”, por ka edhe shumë të tjerë që prej vitesh i janë përkushtuar atij.

Mes 24 këngësh konkurruese këtë vit triumfoi kënga “Sytë e Tu” një duet mes Lidia Maznikut dhe Diego Zelkës, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Edmond Zhulalit.

Top Channel