Bayern konfirmohet padroni absolut i Bundesligës. Skuadra e drejtuar nga Guardiola është treguar e shfrenuar në “Wesser Stadion”, pas fitores tenistike 7-0 ndaj Werderit vendas.
Pasi zhbllokuan rezultatin falë një autogoli të Lukimya në minutën e 21′, bavarezët shënuan edhe 2 herë të tjera në pjesën e parë me Van Buyten dhe Ribery.
Francezi, një nga kandidatët kryesore për Topin e Artë shënoi edhe në pjesën e dytë, ndërkohë që golat e tjerë mbajnë për autorësi Mandzukiç, Mueller dhe Goetze.
Bajerni s’ka pësuar asnjë humbje në 40 ndeshjet e fundit në Bundesligë dhe ka grumbulluar 90 pikë në vitin 2013, një meritë kjo e dyshes Heynckes-Guardiola, të cilët kanë formuar bërë një skuadër të pathyeshme.
Në ndeshjen midis dy skuadrave të tjera më të forta të kampionatit gjerman, Leverkuseni realizoi surprizën, duke regjistruar një fitore minimale në fushën e Dortmundit.
Top Channel