Belgjika: Nuk do t’i shkatërrojmë ne armët kimike

18/11/2013 00:00

Belgjika e përjashtoi veten si një vend kandidat për të shkatërruar
armët kimike të Sirisë dhe deklaron se parapëlqen që arsenali të
shkatërrohet pranë vetë Sirisë, njofton Associated Press.

Ministri i Brendshëm Pieter de Crem tha sot se “lëvizja e këtyre armëve është në vetvete një detyrë shumë e vështirë,” dhe nxorri Belgjikën jashtë listës së destinacioneve të mundshme.

Pasi Shqipëria refuzoi detyrën të premten si pasojë e protestave masive, Belgjika është konsideruar si një kandidat i mundshëm, ndoshta thjeshtë për faktin se ka një histori të gjatë të shkatërrimit të arsenaleve të gazit nga Lufta e Parë Botërore.

Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike ka miratuar një plan për shkatërrimin e arsenalit 1,300 tonësh të Damaskut, ku përfshihet gaz mustard dhe sarin, jashtë Sirisë, por i duhet të gjejë një vend të gatshëm për të pranuar operacionin e rrezikshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB