Neymar mund të kishte disa vite që do të luante në radhët e Bajernit të Mynihut, nëse gjigantët gjermanë nuk do të kishin nënvlerësuar potencialin e tij disa vite më parë.
Giovane Elber, ish-sulmuesi brazilian i bavarezëve zbuloi në një intervistë për “Ëelt” se pasi i kishte këshilluar Bajernit talentin 16-vjeçar, klubi u interesua për të dhe arriti të negocionte me Santosin, por u tërhoq për shkak të pretendimeve ekonomike të konsideruara si të ekzagjeruara.
“Neymar ishte një nivel mbi të tjerët në moshën 16-vjeçare. Megjithatë, që atëherë kushtonte shtrenjtë për shkak të detyrimeve të tij kontraktuale. Bajerni u vendos në kontakt, por vendosi që të tërhiqej më pas. Askush nuk ishte i sigurt që ai do të shndërrohej në futbollistin që është sot”, vlerësoi golashënuesi më i mirë amerikanojugor në histonë e Bajernit, klub ku militoi në vitet 1997-2003.
“Ishte zhgënjimi nga ky episod, çmimi i ekzagjeruar i kërkuar në atë kohë për një 16-vjeçar, ai që bindi Bajernin të tërhiqej nga tregu brazilian i futbollistëve. Atëherë klubi vendosi që do të fokusohej në futbollistë vendas dhe europianë, me përjashtim të vetëm ndonjë talenti të rrallë”, shtoi Elber.
Top Channel