“TID po na lë pa shtëpi”/ Projekti në qendrën historike të Durrësit, banorët akuzojnë për mungesë transparence Mbi 874 punonjës të kompanisë “Albpetrol” kanë dalë të papunë, pas një
vendimi të Këshillit Mbikëqyrës për të shkurtuar stafin e kompanisë.
Përmes një njoftimi për shtyp, “Albpetrol” bën të ditur se struktura e re e miratuar parashikon që numri total i të punësuarve në këtë kompani të zbresë deri në 1868 punonjës, nga rreth 3 mijë që ka aktualisht. Sipas njoftimit, për të zbritur tek ky numër kompania do të ketë një valë tjetër shkurtimesh edhe në tre mujorin e parë të vitit.
Sipas njoftimit, Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur që punonjësit e larguar nga puna të trajtohen sipas një skemë të përcaktuar, e cila parashikon shpërblim me një vit pagë për punonjësit që kanë mbi dy vjet punë në kompani plus pagën e një 15 ditëshi për çdo vit vjetërsi pune. Burime nga “Albpetrol” bëjnë të ditur se së shpejti shoqëria do të nisë testimin e të gjithë punonjësve të emëruar gjatë tre viteve të fundit.
Sipas tyre, qëllimi i testit është identifikimi i punonjësve që nuk kanë kualifikimin e duhur për vendin e punës ku janë emëruar. “Albpetrol” thotë se rezultatet e testit do të bëhen publike dhe procesi i shkurtimeve do të jetë transparent. “Albpetrol” është kompania e vetme e naftës, që ka mbetur ende në pronësi publik, pas një sërë tentativash të dështuara të Qeverive për privatizimin e saj, që kulmuan vitin e kaluar kur “Vetro Energy”, një kompani e zotëruar në pjesën më të madhe nga Rezart Taçi ofroi 850 milionë euro në tender, por nuk i pagoi paratë.
Top Channel