Dhjetëra mijëra të mbijetuar asistuan ditën e dielë në ceremonitë përcjellëse të viktimave të shkaktuara nga tajfuni “Haiyan” në Filipinë.
Në shumë vende, përfshirë në qytetin më të dëmtuar, Taclobanin në krahinën e Lejtes, meshat fetare po realizohen në kisha gjysmë të shkatërruara.
Bilanci i plotë i katastrofës është ende i paqartë, për uragani që arriti shpejtësi rekord të erës deri në 500 kilometra në orë ka vrarë të paktën 3 600 persona.
Ndërsa dëmet llogariten në miliarda dollarë, Manila zyrtare përballet me një problem urgjent, mbi 500 mijë të pastrehët e shkaktuar prej shkatërrimeve masive.
Ndihmat ndërkombëtare, prej disa ditësh janë duke mbërritur në Filipinë, por në kaosin dhe shkatërrimin që ka përfshirë vendin, shpërndarja e tyre po rezulton tepër e vështirë.
Top Channel