Pavarësisht ndërrimit të pistave, Sebastian Vettel triumfon sërish. Kampioni i katërfishtë i botës ka nënshkruar emrin e tij në librin e fituesve, edhe në Çmimin e Madh të Austin në SHBA, duke siguruar triumfin e 8-të radhazi në këtë sezon, ku në total numëron 12 fitore.
Kjo ishte hera e parë që fitonte në këtë pistë, në dy gara të zhvilluara gjithsej aty.
Ka mbetur vetëm 1 garë për t’u zhvilluar deri në mbyllje, ajo e Brazilit, teksa gjithçka zhvillohet vetëm për “titullin” e nënkampionit, pasi Vettel është kurorëzuar dy gara më parë si kampion i këtij viti.
Alonso ka dhuruar spektakël, edhe pse nuk mundi të rikuperonte veçse 1 vend nga starti i garës, deri në fund të saj, duke e mbyllur në vendin e 5, vend ky i siguruar pas disa parakalimeve spektakolare dhe sidomos rezistencës së treguar ndaj Hulkenberg. Në pod u ngjitën Romain Grosjean dhe Mark Webber, ndërsa para spanjollit u rendit edhe Hamilton.
1. Vettel, Sebastian (Red Bull Racing) 25
2. Grosjean, Romain (Lotus) 18
3. Webber, Mark (Red Bull Racing) 15
4. Hamilton, Lewis (Mercedes) 12
5. Alonso, Fernando (Ferrari) 10
6. Hulkenberg, Nico (Sauber) 8
7. Perez, Sergio (McLaren) 6
8. Bottas, Valtteri (Williams) 4
9. Rosberg, Nico (Mercedes) 2
10. Button, Jenson (McLaren) 1
11. Di Resta, Paul (Force India) 0
12. Ricciardo, Daniel (Toro Rosso) 0
13. Vergne, Jean Eric (Toro Rosso) 0
14. Gutierrez, Esteban (Sauber) 0
15. Maldonado, Pastor (Williams) 0
16. Massa, Felipe (Ferrari) 0
17. Kovalainen, Heikki (Lotus) 0
18. Bianchi, Jules (Marussia) 0
19. Van Der Garde, Giedo (Caterham) 0
20. Pic, Charles (Caterham) 0
21. Chilton, Max (Marussia) 0
22. Sutil, Adrian (Force India) 0
23. Gonzalez, Rodolfo (Marussia) 0
24. Kvyat, Daniil (Toro Rosso) 0
25. Rossi, Alexander (Caterham) 0
Top Channel