Droga e Lazaratit hidhet në treg

17/11/2013 00:00

Mëngjesin e së dielës policia shqiptare arriti të sekuestrojë 1.2 ton kanabis sativa. Pas stinës së korrjes në Lazarat, lënda narkotike po tentohet të dërgohet në tregjet perëndimore nga trafikantët.

Policia e Vlorës bllokoi në gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur “Gjiri i Gramës”, 20 çanta të zeza dhe 38 thasë të cilët ishin mbushur me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa që në total ishte 841 kg.

Sasia e lëndës narkotike u zbulua në orët e para të mëngjesit, në pritje për t’u transportuar drejt Italisë.

Ndërkohë që Policia e Tiranës arrestoi 6 persona dhe sekuestroi 300 kilogramë kanabis. Operacioni u zhvillua në fshatin Shëngjergj. Pas informacioneve të marra në rrugë operative, policia e kryeqytetit goditi një bazë në fshatin Shëngjergj të shitjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike.

Të paktën 300 kilogramë kanabis, disa armë zjarri dhe gjashtë persona u arrestuan gjatë këtij operacioni. Vetëm dy ditë më parë policia kryeqytetase sekuestroi 400 kg kanabis, arrestoi dy vëllezër në Zall Bastar. Vëllezërit e kultivonin në tokën e tyre dhe e shisnin bimën e kanabis sativës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA