Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
“Cristiano Ronaldo po bën gjëra të jashtëzakonshme dhe e meriton Topin e Artë plotësisht.” Këto janë fjalët e Carlo Ancelotti për radion italiane ‘Deejay’.
Trajneri i Realit vlerësoi lojtarin e tij duke e përcaktuar si një “profesionist serioz”: “Është i kudesshëm për çdo detaj dhe nuk i lë asgjë rastësisë. Ka një formë fizike perfekte. Mendoj se të gjithë lojtarët e tjerë të talentuar duhet të ndjekin shembullin e tij pasi vetëm talenti nuk mjafton për të qëndruar në nivele të larta.”
Ish-trajneri i Milanit foli edhe për Andrea Pirlon: “Është një nga mesfushorët më të mirë në Botë, por nuk do të luajë për Realin sezonin e ardhshëm.”
Në lidhje me favoritët për Kupën e Botës 2014, Ancelotti theksoi: “Brazili është favoriti kryesor pasi luan në shtëpi. Më pas vijnë Spanja, Gjermania dhe shpresoj Italia.”
Top Channel