SHBA, 10 mln USD shpërblim për Benghazin

16/11/2013 04:50

SHBA-të kanë ofruar jo më pak se 10 milionë dollarë, që prej janarit, për informacione rreth sulmit ndaj diplomacisë, në Benghazi të Libisë.

Departamenti i Shtetit ka konfirmuar shumën në një letër drejt një ligjvënësi republikan, i cili i pyeti ata mbi to. Apeli nuk eshte publikuar ende në uebsajtin e Shpërblimeve Turistike, për shkaqe sigurie, tha DASH.

4 amerikanë, përfshi ambasadorin e SHBA-ve në Libi, ndërruan jetën në sulmet e 11 shkatorit 2012. Republikanët në Kongres kanë parë presidentin Obama dhe DASH-in fillimisht të minimizojnë pasojat e sulmit, ashtu sikurse dhe sigurinë e dobët në misionet diplomatike amerikane.

“Për shkak të çështjeve të sigurisë dhe sensitivitetit që rrethon këtë hetim, oferta për shpërblim në këtë çështje të paracaktuar nuk është publikuar ende zyrtarisht në RFJ”, tha DASH në deklaratë. “Mjetet e RFJ-së mund të përdoren në disa mënyra, pa i publikuar ato në uebsajt”.

Një zyrtar i DASH tha për Associated Press se një lëvizje e tillë për të mos publikuar informacionin ishte i pazakontë, por hetuesit duhet të sigurojnë se oferta njihet si “e nevojshme”.

Shpërblimi është i vlefshëm për ata, që do të vijnë përpara me informacione, që do të çojnë në arrestimin apo ndëshkimin e ndonjë individi në këto sulme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA