Grupi parlamentar i “Popullit të Lirisë” (Popolo della Liberta), anëtarë të qeverisjes, ka vendosur të shkëputet. Lajmi është njoftuar nga zëvendës/kryeministri Angelino Alfano, gjatë takimeve mbi Këshillin kombëtar të partisë.
“Jam këtu për të përmbushur një zgjedhje, që nuk do ta kisha menduar kurrë se do e bëja – tha ai. – Për të mos u bërë pjesë e ‘Forza Italia’”, tha Alfano, i cili ka njoftuar gjithashtu lindjen e grupeve autonome, që do të quhen “Qendra e Djashtë e re”.
“Kjo zgjedhje e imja – ka vazhduar Alfano, – lind nga fakti se këto javë më kanë ridhënë provat se sa kanë mbizotëruar forcat më ekstreme në brendësi të lëvizjes sonë politike”. Një zgjedhje e dhimbshme, që është shoqëruar edhe me një mori emocionesh, aq sa më shumë se 1 të pranishëm kanë shpërthyer në lotë.
Edhe pse në një moment të tillë, që shënon një çarje në brendësi të PDL-së dhe qendrës së djathtë, Alfano ka dashur të theksojë afrimitetin e tij me Silvio Berlusconi-t.
“E shoh si tepër të fortë arsyen se në këto 20 vjet kemi ngatërruar shpresat, idealet dhe personat, – konfirmoi ai. – Jemi miq të presidentit Berlusconi, ndaj të cilit ritheksojmë miqësinë dhe mbështetjen. Do ta mbështesim edhe brenda qeverisë, për të nisur një drejtësi edhe më të drejë dhe nga ulja e taksave. Jemi në krah të presidentit Berlusconi dhe do të vazhdojmë ta mbështesim gjithmonë, por mbështetja jonë është ndryshe nga ajo e të tjerëve. Do të vazhdojmë të punojmë me lëvizjen e tij politike, që ka qenë edhe jona. Por, kjo nuk është Forza Italia që kemi themeluar në 1994”.
Top Channel