Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
E ardhmja e administratorit të deleguar të Milanit, Adriano Galliani është larg atij që ai e quan “klubi më i titulluar në botë”.
Sipas mediave italiane, Galliani do të braktisë futbollin dhe do të hidhet në politikë, ku sërish do të jetë nën urdhërat e Berlusconi-t.
Galliani është i vetmi që ka marrë miratimin e gjithë “gardës së vjetër” të PDL-së për ta përfshirë atë në Forza Italia, që pritet të ringjallet e cunguar këtë fundjavë.
Jo vetëm kaq, por zërat nga brenda qendrës së djathtë thonë se Galliani mund të jetë në listën e “Forza Italia” në zgjedhjet për Parlamentin Europian.
“Galliani është për Champions League, pra për në Parlamentin Europian. Së bashku do bëjmë një duet të çmendur atje. Ai vjen nga drejtimi i një shoqërie dhe ka një mentalitet praktik, element thelbësor që nevojitet në Bruksel dhe Strasburg”, deklaroi Lara Comi, tifoze e Milanit, ish-futbolliste dhe aktualisht euro-deputete e PDL-së.
Rekrutimi i tij në politikë bëhet në një periudhë të vështirë për partinë e Berlusconi-t, e tronditur pas largimit të Angelino Alfano-s dhe një grupi deputetësh dhe senatorësh që njoftuan krijimin e një force të re të qendrës së djathtë.
Top Channel