Sebastian Vettel me “Red Bull” ka siguruar pole positionin e Çmimit të Madh të Austin, në Shtetet e Bashkuara, i ndjekur nga shoku i skuderisë Mark Webber.
“Ferrari” i Fernando Alonso ka vijuar me zhgënjimin duke u renditur i gjashti, ndërkohë që Felipe Massa ka mbetur jashtë piste dhe “Ferrari” i tij do të niset të dielën nga vendi i 15.
“Si ta shpjegoj? Nuk ka asnjë shpjegim. Është një problem që nuk ka gjetur zgjidhje që prej ditës së djeshme”, ka thënë braziliani për mediat.
Çmimi i Madh në Austin është gara e parafundit e sezonit të Formula 1, titulli i të cilit prej disa garash është monopolizuar nga gjermani Vettel.
Ndërkohë, skuderia “kokëkuqe” i ka varur shpresat tek sezoni i ardhshëm, me synimin për të konkurruar me një makinë më të mirë.
Top Channel