F1, Massa: Gjithmonë do të ndihem ferrarist

15/11/2013 00:00

Felipe Massa është përballë dy garave të fundit si pilot i Ferrarit, por kjo nuk do të thotë që do i marrë lehtë ato. Braziliani kërkon të marrë sa më shumë pikë në mënyrë që skuderia të marrë vendin e dytë në klasifikimin e Konstruktorëve.

“Duhet të jemi optimistë dhe të bëjmë gjithçka për të arritur objektivin, por nuk do të jetë e lehtë. Mercedesi dhe Lotusi kanë një makinë më të shpejtë”, tha Massa, i cili foli edhe për fundin e aventurës me Ferrarin.

“Kam kaluar momente të mrekullueshme, si në nivel sportiv, ashtu edhe në atë human. Jam i lumtur për fitoret që kam arritur. Jam piloti i dytë në historinë e Ferrarit me më shumë gara pas Michael Schumacher. Gjithmonë do të ndihem i lidhur me këtë skuderi”, deklaroi braziliani.

Massa shpjegoi dhe vendimin për t’u bashkuar me Williams në sezonin e ardhshëm: “Jam i entuziazmuar. Po e pres me padurim këtë sfidë të re në karrierën time dhe jam shumë i motivuar.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB