Del Bosque: Kam rinovuar me Spanjën

15/11/2013 00:00

Vicente Del Bosque ka konfirmuar para ndeshjes miqësore që Spanja do të luajë ndaj Guinesë Ekuatoriale se ka rinovuar kontratën me kombëtaren iberike.

“Mund të konfirmoj se kam firmosur me kombëtaren spanjolle deri në vitin 2016”, theksoi tekniku.

Në këtë mënyrë, Del Bosque do të qëndrojë në krye të kampionëve të Botës edhe për Europianin “Francë 2016”.

Ish-trajneri i Realit ka marrë drejtimin e Spanjës në vitin 2008, menjëherë pasi iberikët kishin fituar Europianin me Luis Aragones në krye. Del Bosque arriti të fitojë Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Europianin e 2012-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB