Akuza për Robert Downey Jr.

15/11/2013 00:00

Aktori i famshëm Robert Downey Jr. është akuzuar nga kolegu i tij Terrence Howard se ka qenë shkaktari kryesor që u përjashtua nga saga ‘Iron Man’.

44-vjeçari, i cili nga filmi i parë fitoi 4.5 milionë dollarë ndërsa nga i dyti do të merrte 8 milionë dollarë, tha: “Downey mori paratë që duhej të merrja unë dhe më përjashtoi nga filmi.”

Kjo akuzë erdhi kur Howard u pyet nga publiku i një emisioni televiziv amerikan se pse nuk interpretoi sërish tek filmi ‘Iron Man’.

“Do të them të vërtetën edhe pse e di që do futem në telashe për këtë. Na doli që personi të cilin e ndihmova për të fituar rolin kryesor, mori paratë që ishin për mua dhe më hoqi nga filmi i dytë”, tha Terrence Howard, i cili në filmin e parë të shfaqur në vitin 2008 ishte një nga aktorët më të paguar të kastit.

“Kishim bërë një marrëveshje për tre filmat, por kur do të nisnin xhirimet e filmit të dytë, më morën në telefon e më thanë që do më paguanin shumë më pak pasi mendonin se filmi i dytë do të ishte i suksesshëm me apo pa mua. Mora në telefon “shokun” tim që e kisha ndihmuar për rolin, por nuk m’u përgjigj për 3 muaj rresht”, shpjegoi Howard, i njohur si James Rhodes në filmin ‘Iron Man’.

Top Channel