Superkupa e Italisë, fituesi merr deri në 11 milionë euro. Fitojnë edhe ata që nuk luajnë
Sonte në mbrëmje do të luhen ndeshjet e para “Play Off” që do të përcaktojnë 4 përfaqësueset e fundit europiane që do të shkojnë në Brazil 2014.
Sfida më interesante është ajo Portugalisë dhe Suedisë. Kristiano Ronaldo kundër Zlatan Ibrahimoviç, njëri prej këtyre dy kampionëve do të duhet t’i thotë lamtumirë botërorit.
Skuadra suprizë e fazës së grupeve, Islanda do të ndeshet me Kroacinë, Franca do të përballet me Ukrainën, një ndeshje që në letër nxjerr fitues përfaqësuesen e drejtuar nga Deshamp, për shkak të yjeve si Riberi apo Pogba që ka në perberje.
Ndeshja tjetër e mbrëmjes do të jetë Greqi-Rumani. Janë 8 skuadra në luftë, 4 prej tyre ne Qershor do të jenë në Brazil, ndërsa 4 të tjerat do ta ndjekin boterorin nga televizori.
Sfidat e kthimit mes këtyre përfaqësueseve do të luhen me 19 nëntor.
Top Channel