Pas barazimit në Firenze, Kolarov: Kur bëhet fjalë për Interin, duket se gjithçka është e lehtë…
Frank Ribery mendon se e meriton plotësisht Topin e Artë FIFA (trofe për të cilin është favorit kryesor) dhe ka zbuluar se bashkëshortja e tij e ka zgjedhur vendin se ku do e vendosë çmimin.
“Poshtë oxhakut, në sallon. Gruaja ka përgatitur gjithçka. Unë nuk mendoj për këtë, por ajo beson se do e fitoj patjetër. Edhe shokët e mi tek Bayern mendojnë se e meritoj”, deklaroi 30-vjeçari në një intervistë për ‘L’Equipe’.
Fituesi i Topit të Artë FIFA do të mësohet më 13 janar 2014 dhe çmimi do të dorëzohet në Pallatin e Kongreseve në Zyrih. Favoriti tjetër është Cristiano Ronaldo, ndërsa Lionel Messi pothuajse ka dalë nga gara pas dëmtimit muskular të radhës.
“Kam dhënë shumë në fushën e lojës, kam dhënë shumë në stërvitje për t’u kthyer në nivelin më të lartë dhe kam fituar trofetë më të rëndësishëm të sezonit”, argumentoi francezi, i cili fitoi me bavarezët Ligën e Kampioneve, Bundesligën dhe Kupën e Gjermanisë.
“Më parë kam qenë një lojtar shumë i mirë, tani jam më i miri”, tha Ribery.
Top Channel