Messi: Këto 10 vite nuk më kanë ndryshuar

14/11/2013 00:00

Leo Messi kujtoi debutimin e tij me skuadrën e parë të Barcelonës në një reportazh të ‘Barça TV’ me titull “Dita kur debutoi numri 10” dhe siguroi se nuk ka ndryshuar aspak që nga ajo kohë.

Argjentinasi tha: “16 nëntori i vitit 2003 është një datë shumë e rëndësishme sepse është dita kur realizova ëndrrën time. Ishte një ditë e lumtur. Kisha luftuar shumë për atë moment.”

26-vjeçari thotë se prindërit dhe trajnerët gjithmonë i përsërisnin se duhet të shijonte momentin.

“Më thanë që të mos ndryshoja kurrë dhe të vazhdoja në të njëjtën rrugë. Unë mendoj se nuk kam ndryshuar. I shoh gjërat njësoj si më parë dhe mbetem i njëjti person.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB