Kombëtarja U-21 merr fitoren e parë

14/11/2013 00:00

Më në fund përfaqësuesja kuqezi U-21 merr pikët e para në eliminatoret e Europianit. Pas pesë humbjesh radhazi, Shqipëria ka arritur të bëjë më të vështirën duke fituar në Hungari me rezultatin 0-2 dhe njëkohësisht duke marrë tre pikët që koincidojnë edhe me ditëlindjen e trajnerit Skënder Gega.

Shkurtaj në minutën e 73-të dhe Shala në minutën e 83-të vulosin fitoren tonë të parë në transfertë që gjithsesi veç statistikave të 3 pikëve të para që merr kombëtarja jonë U-21, nuk ndikojnë në klasifikim, ku ne mbajmë ende vendin e fundit.

Ndërkohë, përfaqësuesja tjetër U-19, e cila po luan eliminatoret e saj për Europianin dhe për kualifikimin në Elite Raund, ka regjistruar pikën e parë pasi ka barazuar 1-1 në kohën shtesë përballë Sllovakisë.

Goli për kuqezinjtë e Strakoshës është shënuar nga Prendi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB