Inter, Thohir në Itali

14/11/2013 00:00

“Jam i lumtur në Milano. Do të takoj Morattin dhe do të shihemi sërish në dy ditët e ardhshme. Do të qëndroj këtu më shumë se tre ditë”.

Kështu ka deklaruar Erick Thohir, miliarderi indonezian që ka mbërritur mëngjesin e së enjtes në aeroportin e Milanos.

Dhe presidenti i ri i Interit nuk ka humbur kohë. Ai ka lënë hotelin dhe është nisur për në Pinetina, ku po konsultohet në ambjentet zikaltër për merkaton e klubit.

Ai është pritur nga punonjësit dhe stafi teknik, ndërkohë që më vonë do të zhvillojë një takim me Walter Mazzarrin, ndërsa në darkë Massimo Morattin.

Thohir ka mbërritur në Itali i shoqëruar nga stafi dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Delegacioni indonezian përbëhet nga ortakët e tij, Rosan Roeslani dhe Handy Sotedjo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB