Cindy Crawford, 47-vjeçarja që pozon “topless”

14/11/2013 00:00

Është një nga ikonat e industrisë së modës pas një karriere 30-vjeçare, por duket se Cindy Crawford ka ende shumë për të dhënë.

Në setin fotografik më të fundit, 47-vjeçarja ka treguar format fantastike duke pozuar “topless”, por e mbuluar nga këndi i aparatit fotografik dhe një mbulesë pikniku e vendosur aty ku duhet.

Fotot janë realizuar për revistën ‘V’.

“E kuptova që kisha arritur statusin e topmodeles në vitin 1990, kur në sfilatën e Versaces dola në të njëjtën kohë me Naomi Campbell, Linda Evangelista dhe Christy Turlington. Aty u rreshtuan yjet”, tha Crawford.

Top Channel