Shkarkohet Sefgjini, Ilir Qafa, kreu i Shërbimit të Provës

13/11/2013 00:00

Shkarkohet nga detyra Arben Sefgjini, drejtori i përgjithshëm i
Shërbimit të Provës. Vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga
Ministria e Drejtësisë të martën, ndërsa mësohet së në vend të tij është
emëruar në këtë post Ilir Qafa.

Shërbimit i Provës është një institucion nën varësinë e Ministrisë së Drejtësisë. Ky institucion trajton mijëra persona që kanë marrë dënime, por që me ndryshimet ligjore mund të dalin jashtë burgut duke ndenjur në provë.

Arben Sefgjini ka qenë i akuzuar lidhur me rrëmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha çështje për të cilën është pezulluar nga detyra dhe është lënë në arrest shtëpie 3 vjet më parë, por më pas ka rimarrë poste të rëndësishme në shtetin shqiptar.

Top Channel