Supermodelja Bar Rafaeli kaloi nën bisturi këtë të martë, për të hequr me kirurgji një nishan që kishte në bark.

Menjëherë pas ndërhyrjes, 28-vjeçarja nuk vonoi që të publikonte një foto pas operacionit në “Instagram”.

Në dukje me humor të mirë, Bar dukej se kishte përballuar më së miri operacionin dhe se nuk ndiente më asnjë dhimbje.

Nuk dihet nëse Rafaeli u këshillua nga një mjek për të hequr nishanin, i cili mund të kishte një origjinë tumorale apo nëse kështu vendosi vetë izraelitja për arsye estetike.

Top Channel