Kundër armëve kimike edhe në Kosovë

12/11/2013 00:00

Një protestë simbolike kundër asgjësimit të armëve kimike në Shqipëri u organizua edhe në Kosovë.

Disa qytetarë marshuan nga sheshi “Ibrahim Rugova”, në drejtim të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë.

Organizatori fotoreporteri Vedat Xhymshiti i bëri thirrje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, t’i thotë jo propozimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për asgjësimin e armëve kimike të konfiskuara në Siri në territorin e Shqipërisë.

“Këto lloje armësh janë të rrezikshme, përmbajnë agjent të portokalltë dhe sarin, mbetjet e të cilit pas asgjësimit janë të pamenaxhueshme. Pas asgjësimit të këtyre armëve, rreziku është që gjeneratat e reja të lindin me mutacione e komplikime serioze gjenetike”, tha Xhymshiti.

Protesta të tjera me këtë qëllim u paralajmëruan për ditët në vijim.

Top Channel