Bllokohet sërish puna në Kakavijë

12/11/2013 00:00

Bllokohet sërish pika e kalimit kufitar të Kakavijës. Që prej ores 8 të
mëngjesit të së martës puna në këtë pikë kalimi kufitar është ndërprerë.

Shkak edhe gjate dites se martë eshte bere nje defekt ne serverin qendror te sistemit kompiuterik. Nje dite me pare i njejti problem ndodhi ne si ne doganen e Kakavijes ashtu edhe ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices, per 7-8 ore keto dy pika kalimi kufitar nuk funksionuan per shkak te te njejtit problem.

Gjate gjithe dites se hene me dhjetra automjete mbeten te bllokuara ne token neutrale duke bere qe rradhet te vendosen ne dy korsi. Sipas emigranteve ky fenomen eshte i perseritur nga pala greke nder vite, ndersa atyre u duhet te qendrojne ne pritje ne mes te te ftohtit para se te mund t’u afrohen sporteleve te perpunimit te dokumentacionit.

Top Channel