Avokati i Popullit, Igli Totozani në një takim me banorë të fshatit Obot në zonën e NënShkodrës ka shprehur shqetësimin se në këtë zonë ndër vite nuk është marrë asnjë masë anti-përmbytje dhe se dëmshpërblimi prej rreth 10 milion dollarësh që KESH i detyrohet banorëve të dëmtuar duhet dhënë sa më parë.

Pasi ka parë nga afër situatën në fshatin Obot në Komunën Ana  e Malit, zonë e cila ndodhet buzë lumit Buna, Avokati i Popullit është shprehur se emergjente për zonën është marrja e masave anti-përmbytje dhe rishikimi i listave që kanë bërë grupet  e verifikimit pasi janë konstatuar shkelje.

I pyetur për debatin mbi armët kimike Avokati i Popullit është shprehur se jemi në një fazë ku për momentin kemi një debat publik dhe nga debatet publike nuk kemi dëme.

Avokati i Popullit u premtoi banorëve të Obotit dhe të NënShkodrës se institucioni tij do jetë pranë  shqetësimeve të tyre.  

Top Channel