Live/ Protestuesit vijojnë marshimin në kryeqytet, paralizojnë Rrugën e Elbasanit. Ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Policisë
Kandidatët për drejtues në Drejtoritë Arsimore të të gjitha qarqeve në vend filluan të parin nga dy testet që do të zhvillojnë në datat 11 dhe 12 nëntor për marrjen e detyrës në të cilën kanë aplikuar.
Ministrja Lindita Nikolla ishte të hënën e pranishme në ambientet e Fakultetit Ekonomik në Tiranë ku u zhvillua testi i parë, ai me shkrim. Znj. Nikolla siguroi se procesi i përzgjedhjes së fituesve do të jetë transparent. Pikërisht për shkak të transparencës ministrja tha se kandidatët do të përzgjedhin dhe do të korigjojnë njëri–tjetrin.
Të martën në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve do të kryhet faza e dytë e testimit të kandidatëve, të cilët do të merren në pyetje nga një komision i përbërë nga specialistë të arsimit të cilët kane hartuar edhe testin.
Pas shpalljes së fituesve të testit, cdo kandidat në qarkun ku ka aplikuar do të gjykohet nga një komision i përbërë nga kandidatë të tjerë që kanë kryer testin dhe qytetarë të cilëve kandidatët do t’u paraqesin vizionin dhe planin për zhvillimin e arsimit në qarkun e tyre.
Top Channel