Live/ Protestuesit vijojnë marshimin në kryeqytet, paralizojnë Rrugën e Elbasanit. Ndalen para Kuvendit dhe Drejtorisë së Policisë Me një njoftim në rrjetet sociale studentë dhe nxënës të shkollave të
qytetit të Elbasanit organizuan një protestë kundër ardhjes së armëve
kimike siriane në Shqipëri për demontim.
Te rinjte i kane bere thirrje te gjithe bashkemoshatareve te tyre t’i bashkohen nismes “Per nje Shqiperi te paster dhe te pa mbetje kimike”. Ata u tubuan ne bulevardin kryesor te qytetit te Elbasanit duke e bllokuar ate per disa minuta ne shenje proteste.
Protestes se te rinjve iu bashkuan me dhjetera qytetare te cilet ngriten zerin e tyre kunder armeve kimike. Sipas protestuesve, Elbasani eshte aktualisht qyteti me i ndotur ne Shqiperi dhe rajon, nese i shtohen edhe armet kimike, ky qytet do te vdes, shprehen ata.
Me moton “Poshte armet kimike”, protesta u zhvendos nga bulevardi “Aqif Pasha” perpara dy institucioneve me te rendesishme vendore, bashkise dhe prefektures. Protesta e ketyre nxenesve kishte si qellim ndergjegjesimin qytetar dhe qeveritar qe nje vendim i tille per demontimin e armeve kimike ne Elbasan te mos merret.
Top Channel