Probleme në aksin Gjirokastër-Tepelenë

11/11/2013 00:00

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Rrëshqitjet e dherave në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” kanë krijuar probleme për drejtuesit e automjeteve.

Qarkullimi në këtë aks bëhet vetëm me një kalim.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në dy banesa në fshatin Valare.

Top Channel