Rritja e sigurisë rrugore, intensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së
Disa dhjetëra fermerë në komunën Lunxhëri prej vitesh shohin se si
prodhimi i tyre shkatërrohet prej përmbytjes së tokës bujqësore në
luginën e Drinos.
Shkak i përmbytjes sipas tyre është shkatërrimi i digës disa kilometra të gjatë e ndërtuar gjatë viteve 80 që në atë kohë e shndërroi këtë tokë në produktive. Janë të paktën 80 ha tokë që qëndrojnë nën ujë për rreth 5-6 muaj në vit duke dëmtuar të gjithë prodhimin, në drithëra, vreshtari dhe foragjere.
Pas ankesave më të fundit të banotëve të kësaj komune Bordi i Kullimit në Gjirokastër ka reaguar duke kryer inspektimin në terren. Ekspertët thonë se ka një projekt të gatshëm që nëse do të implementohej do ta zgjidhte problemin e tokës por projekti pret financimin prej të paktën 4 vitesh.
Diga e cila ishte ndërtuar për të mbajtur larg ujërat e përrenjve dhe të lumit Drino prej tokës bujqësore është shkatërruar përgjatë gjithë gjatësisë së saj, kanali kryesor i kullimit gjendet i bllokuar prej vitesh ndërsa lartësia e ujit në takat e kultivuara ka arritur në periudha të caktuara të vitit deri në 1,5 m duke përmbytur të mbjellat dhe vreshtat.
Komuna Lunxhëri në Gjirokastër disponon hapësirë të gjerë të tokës bujqësore të ndarë sipas ligjit 7501. Megjithëse banorët priren ta kultivojnë tokën në masën gati 80% garancitë për kullimin, vaditjen, subvencionimin dhe asistencën teknike kanë qenë minimale.
Top Channel