Lady Gaga dhe fustani fluturues

11/11/2013 00:00

Lady Gaga nuk resht së habituri fansat e saj. Atëherë kur mendohej se nuk kishte më veshje që këngëtarja 27-vjeçare nuk kishte provuar, Gaga është shfaqur me një fustan fluturues në festën e lançimit të albumit të saj të ri me titull ARTPOP.

Fustani quhet Volantis dhe është prodhuar nga TechHaus, dega teknologjike e Haus of Gaga. Për këtë fustan të rrallë është punuar plot 2 vjet.

Këngëtarja ka zbuluar gjithashtu se objektivi i saj i radhës është të zhvillojë një koncert në hapësirë.

Top Channel