“L.A. Times”: Shqipëria, aleati i punëve të pista të SHBA-së

11/11/2013 19:10

Mundësia që Shqipëria të jetë vendi që do të shkatërrojë armët kimike të regjimit të Bashar al-Assad në Siri u komentua ditën e hënë edhe në faqet e së përditshmes amerikane “Los Angelos Times”.

“Për vite, kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur nevojë të pastrohen nga punët e pista diplomatike, një shtet i panjohur ka ngritur gjithmonë dorën për të ndihmuar… Shqipëria”.

Kështu nis komentin e saj “Los Angelos Times”, lidhur me këtë çështje që po fiton një vëmendje të madhe publike edhe në SHBA.

“Një vend i varfër në mes të Europës, Shqipëria pranoi të burgosurit ujgurë nga Guantanamo kur SHBA nuk mund t’i riatdhesonte ata në Kinë. Shqipëria pranoi 210 anëtarë të “Mujahedin Khalq”, një grup disidentësh iranianë që nuk mund të qëndronin më në kampin ku ndodheshin të strehuar në Irak. Tashmë, SHBA po kthen sërish shikimin tek Shqipëria, duke shpresuar që armët kimike të Sirisë të lejohet të shkatërrohen në truallin shqiptar”, vazhdoi analizën “Los Angelos Times”.
………………………………

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke udhëhequr kërkimet për një vend që do të pranojë magazinimin e këtyre lëndëve toksike, por pak vende kanë qenë të gatshme që të rrezikojnë një reagim të ashpër të brendshëm, duke krijuar probleme në siguri dhe mjedis që mund të kushtojnë me dhjetëra miliona dollarë.

Norvegjia, një nga vendet që SHBA i kërkoi të kryente këtë detyrë refuzoi. Zyrtarët danezë thanë të premten se do të ishin të gatshëm të ndihmonin me transportimin nga Siria, por jo me shkatërrimin. Shqipëria, aktualisht po konsideron një përgjigje, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit theksoi se asnjë marrëveshje nuk është arritur, pa lëshuar komente të tjera”, shkruante ndër të tjera gazeta.

…………………………………

Analizën e plotë të “Los Angelos Times” mund ta lexoni në këtë link:

http://www.latimes.com/world/la-fg-us-albania-20131110,0,7135090.story#axzz2kMQdDtK1

Top Channel