Holmes, ylli i Hollivudit të viteve 1930-40

11/11/2013 17:15

Katie Holmes është një yll kinemaje për veten e saj, por një fushatë e re mode e shndërroi në një nga ikonat klasike të Hollivudit të viteve 1930-40.

Aktorja pozoi për linjën e Bobbi Brown me një tualet dhe stil të ngjashëm të dy Katherine Hepburn e Rita Hayworth, dy aktoreve më të famshme të atyre viteve.

Mbresëlënëse si gjithmonë, 34-vjeçarja shfaqi një elegancë dhe freski për t’u admiruar, mbi të gjitha duke pasur parasysh mundimin e të qënit një nënë e vetme e 6-vjeçares Suri, frytit të martesës së mbyllur me aktorin Tom Cruise.

Top Channel