Filmi i ri i Jennifer Lopez

11/11/2013 00:00

Jennifer Lopez është nga ato femra që duket seksi edhe e veshur me një pulovër e xhinse.

Këngëtarja dhe aktorja latine po xhiron skenat e filmit të saj të ri me titull ‘The Boy Next Door’ (Fqinji), ku do të interpretojë rolin e një nëne të divorcuar që nis një marrëdhënie me fqinjin e saj adoleshent.

Në momentin që vendos t’i japë fund kësaj marrëdhënieje, ajo bëhet objekt i fiksimit të adoleshentit dhe ngjarjet marrin një kthesë të rrezikshme.

Filmi ka regjinë e Rob Cohen dhe pritet të shfaqet për herë të parë në vitin 2014.

Top Channel