Rritja e sigurisë rrugore, intensifikohet bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe ARRSH-së
Eshtë përkujtuar 69-vjetori i Çlirimit te qytetit te Elbasanit, ku
veterane te Luftes Nacional Çlirimtare, të afërm të familjeve të
dëshmorëve, drejtues të Bashkise, si dhe qytetarë të grupmoshave të
ndryshme kanë marrë pjesë ne ceremoninë përkujtimore kushtuar 23
partizanëve të Brigades së XV Sulmuese te cilet dhane jeten per çlirimin
e qytetit 69 vjet më parë.
Pasi kane vendosur kurora me lule ne lapidarin e ngritur per nder te tyre si edhe nen himnin e flamurit interpretuar nga Banda Frymore “Aferdita”, kreu i Bashkise Qazim Sejdini shprehu mirenjohje per te renet, ndersa shtoi se “ata do te kujtohen me nderim te thelle dhe te gjithe duhet te perulemi perpara aktit sublim qe bene partizanet kunder okupatorit nazi – fashist”.
Ne 11 nentor te vitit 1944 Elbasani u çlirua nga pushtuesit, çlirim i cili vijoi edhe ne qytete te tjera te vendit dhe ne 28 nentor u shpall Shqiperia e Pavarur. Ne ceremonine e zhvilluar ne qytetin e Elbasanit nuk kane marre pjese perfaqesues te opozites si edhe deputete te kesaj force politike.
Top Channel