Kompanitë e kromit kundër policisë

10/11/2013 00:00

Kompanitë që shfrytëzojnë minierat e Bulqizës kanë reaguar ndaj aksionit të fundit të Policisë së Shtetit që bllokoi disa kamionë me akuzën e evazionit fiskal.

Sipas tyre aksioni i policisë së Bulqizës është në kundërshtim me ligjin dhe tejkalim të kompetencave duke marrë përsipër detyra që i takojnë vetëm një task force apo policisë tatimore.

Reagimi i këtyre kompanive ka ardhur 3 ditë pasi dhjetra kamionë të ngarkuar me krom të minierave të Bulqizës u bllokuan nga policia. Sipërmarrësit thoë se veprimet e tyre janë të gjitha brenda kornizave ligjore dhe se u është bllokuar aktiviteti në mënyrë arbitrare.

Policia e Shtetit ka deklaruar se ka ndaluar kamionët pasi nuk zotëronin dokumentacionin përkatës mbi peshën dhe çmimin e kromit. Por kompanitë private thonë se pesha dhe cmimi i kromit për eksport përcaktohet në Durrës. Kompanitë thonë se me masat e reja policia po i detyron të kryejnë peshimin në Qafë-Buall, në një zonë, sipas tyre, të papërshtatshm.

Bizneset që ushtrojnë aktivitetin e tyre paralajmëruan përshkallëzimin e protestës së tyre nëse do të vazhdojnë të ndëshkohen, sipas tyre, në mënyrë arbitrare nga policia.

Top Channel