Ministria e Mjedisit dhe Policia e Shtetit kanë nisur kontrollin e linjave të përpunimit të druve të prera në zonën e Mirditës.

Në një kontroll të zhvilluar në disa prej këtyre qendrave u vërejtën mungesa të theksuara në dokumentacion. Kjo u vu re në zonën e Dongjonit, në Komunën Fan, ku u bë edhe një kontroll për ligjshmërinë e procesit të prerjes së pemëve.

Hoxhaj ka apeluar për të gjitha pikat e grumbullimit dhe përpunimit të lëndëve drusore të kenë kujdes dhe të mos pranojnë material pa dokumentet shoqëruese, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

Top Channel