Bloom në shoqërinë e manaxheres

09/11/2013 00:00

Në ditët e fundit të tetorit ai zyrtarizoi ndarjen me Miranda Kerr. Megjithatë, duke se fundi i martesës është marrë “me sportivitet” nga Orlando Bloom që me ish-bashkëshorten e tij ka një djalë.

Aktori 36-vjeçar u fotografua “më i lumtur” se kurrë në shoqërinë e manaxheres së tij Aleen Keshisian në rrugët e Nju Jorkut.

Nga imazhet duket se të dy ata kanë kaluan momente të këndëshme në shoqërinë e njëri-tjetrit. Keshisian është njëra prej manaxhereve më të suksesshme dhe më të fuqishme. Vec Bloom ajo manaxhon edhe Natalie Portman, Jennifer Aniston dhe Gwyneth Paltrow.

Ndërkohë, 36-vjeçari vazhdon të deklarojë se me Miranda Kerr është ndarë miqësisht dhe se ata vazhdojnë ta duan njëri-tjetrin dhe djalin e tyre Flyn, ndërsa nga ana tjetër, mediat gossip në SHBA flasin për një histori pasionante mes tij dhe Condola Rashad, aktorja që luan Juliet në shfaqjen e fundit ku Bloom luan Romeon në teatrin “Broadway”.

Top Channel