Ndërhyrje në zonat e përmbytura

08/11/2013 00:00

Bashkia e Tiranës ka nisur shtrimin e rrugeve me çakëll në zonat që u përmbyten tre javë më parë.

Nënkryetari i Bashkisë Enno Bozdo shpjegoi se është mundësuar pastrimi i kanalizimeve dhe furnizimi me ujë të pijshëm i banorëve.

“Sot kemi filluar fazën e shtrimit të rrugëve për t’i kthyer ato në një gjendje edhe më të mirë se përpara përmbytjes. Gjatë këtyre tre javëve parësore kanë qenë pastrimi i llumrave që arriten në disa vende në 1.80 metra. Më shumë se 450 forca janë marrë me kthimin e furnizimit normal me ujë të pijshëm në të gjitha zonat e përmbytura, me pastrimin e kanaleve të ujërave të zeza dhe pikërisht në këtë fazë ne fillojmë shtrimin e më shumë se 87 apo 90 rrugëve dhe rrugicave të zonës me çakëll”, tha Bozdo.

Nenkryetari i Bashkise akuzoi Qeverine se i janë kerkuar mjete per thellimine shtratit te lumit, te cilat Bashkia nuk i disponon, por nuk ka asnje pergjigje.

“Një ndërhyrje emergjente që ka të bëjë me thellimin e lumit të Tiranës, pikërisht në ato zona ku prurjet kanë sjellë një ngushtim të ndjeshëm të shtratit të lumit. Ne kemi shumë shpresë që brenda disa ditëve do të sinjalizojmë edhe fillimin e punimeve për rikuperimin total të lumit të Tiranës. Ajo cfarë i kemi kërkuar qeverisë qendrore, që nuk na është përgjigjur është pajisja me mjete që kanë të bëjnë me thellimin e shtratit të lumit të Tiranës”, tha Bozdo.

Tre jave me pare rreth 700 banesa ne periferi te Tiranes u permbyten per shkak të shirave të rrëmbyeshem çka shkaktoi daljen e lumit nga shtrati.

Top Channel