Lajmet e mira të javës

08/11/2013 00:00

Megjithëse 11 vjec ai ka arritur të fitojë plot 21 medalje në Shotokan Karate. Fabian Lleshi u kthye si kampion bote nga Italia dhe në studion e Pasdite në Top Channel tregoi për suksest e tij. Gjithcka ia dedikon familjes e cila me shumë vështirësi paguan stërvitjen dhe pjesamrrjet e Fabianit në evenimente të ndryshme. Megjithëse një talent shumë premtues mbështetja shtetërore është zero.

Boksieri me origjinë shqiptare Luan Krasniqi do ngjitet sërish në ring. Kësaj here jo për të garuar për ndonjë titull botëror, por për të kontribuar për bamirësi. Më 16 nëntor në arenën e Ludëingsburgut Krasniqi do të përballet me kapnionin e dyfishtë të Europës në Thaiboks, Uëe Huck. Paratë e mbledhura do të shkojnë për fëmijët ne nevojë të SOS Kinderdorf në Prishtinë.

Në nder të mamasë së tij, një e mbijetuar nga kancerit të gjirit dhe si formë ndërgjegjësimi për këtë sëmundje, Ryan Marotta, ka blerë atlete ngjyrë rozë për t’I veshur në shkollë. Por disa nga nxënësit në shkollën e mesme e kanë ngacmuar dhe talluar atë për shkak se ai ishte një djalë I veshur me ngjyrë pink. Por kur miqtë e tij e kuptuan përse ai ishte veshur ato atlete, të gjithë filluan të veshin corape e këpucë ngjyrë pink si dhe vendosën trëndafila dhe shirita ngjyrë rozë. “Nëna ime qau me lotë gëzimi kur e zbuloi këtë gjest” tha ai.

Fuqia e një personi për të bërë një ndryshim kurrë nuk mund të jetë e ekzagjeruar. Eva Whitemore vendosi të përdorë aftësitë e saj organizative për të përhapur lumturi tek gratë që jetojnë në qendra për të pastrehët. Ajo krijoji një ide të auqjtur “Projekti i kutisë së këpucëve”. Koncepti është i thjeshtë – një kuti këpucësh mbushte me sende me vlerë deri në 50$ të cilat një grua në vështirësi e ka të pamundur t’I ketë për veten e saj.

Top Channel