Michelle kërcen si në Bollywood

07/11/2013 00:00

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Michelle Obama ka vallëzuar bashkë
me shkollën e kërcimit Bollywood Dance Clinic për të festuar një festë
indiane.

Vallëzimi është bërë në dhomën State Dining Room të Shtëpisë së Bardhë dhe ka qenë vetë selia presidenciale më e fuqishme në botë që ka publikuar fotot.

“Kur themi se kjo është shtëpia e njerëzve duam të themi dhe të tregojmë me fakte se këtu u bëjmë homazh kulturave, traditave dhe besimeve që përbëjnë identitetin tonë”, është shprehur Michelle.

Top Channel