Turqit: Më të pranishëm në Shqipëri

04/11/2013 00:00

Sipërmarrësit turq kërkojnë të zënë një vend më të madh me investimet e tyre në Shqipëri.

Në një simpozium ekonomik, që pason lëvizjet e bujshme politike të Kryeministrit turk ditët e fundit, mblodhi në Tiranë sipërmarrës turq dhe shqiptarë.
 
Turqit thone se niveli i bashkëpunimi ekonomik duhet te jete edhe me i madh.

‘Niveli i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Turqisë dhe Shqipërisë është jo shumë i favorshëm. Ky simpozium synon të ngrejë në nivelet më të larta këtë raport, duke qenë se këto nivele aktualisht nuk janë dinjitoze”, thotë Shefik Kantar, nga Fondacioni për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Duke vlerësuar rolin që mund të luajë rritja e investimeve turke në vend, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë fton sipërmarrësit turq të jenë të pranishëm me biznesin e tyre në Shqipëri.

“Do të përballemi me sfida të reja të ekonomisë shqiptare, mbase përballen edhe me një krizë ekonomike, e cila ka mbërthyer ekonominë shqiptrare dhe sipërmarrjen në përgjithësi. Unë mendoj se si sipërmarrja, ashtu edhe qeveria, por edhe orientimet dhe synimet e sipërmarrësve të Turqisë të orientohen drejt burimeve dhe potencialeve që ofron Shqipëria për ta”, tha Nikolin Jaka, nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Aktualisht në vendin tonë operojnë 100 kompani turke në sektorë strategjikë të ekonomisë dhe 500 qytetarë turq janë të pajisur me leje pune dhe ushtrojnë aktivitetin në Shqipëri.   

Top Channel