“Nuk ka skenar grek për Shqipërinë”

04/11/2013 00:00

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar e vuri theksin
tek rezultatet e larta të arritura nga doganat dhe tatimet, që sipas tij
në vetëm 40 ditë kanë bërë të mundur tejkalimin e plotë të planit, duke
shënuar një rritje të fortë krahasuar me të njëjten periudhë të një
viti më parë.

Nderkohe, qe sipas Kryeministrit ekonomia e vendit do te mbeshtetet edhe ne themelet e forta te ofruara nga Fondi Monetar Nderkombetar, me mbeshtetjen e plote edhe te Bankes Boterore.

“Që sot mund të thuhet pa asnjë ngurrim se rruga e rimëkëmbjes është e hapur dhe siç e kemi premtuar ajo është e projektuar të nisë me larjen e llogarive të shtetit ndaj sipërmarrjes, si dhe me mbylljen e gropave të hapura gjithandej nëpër Shqipëri nga katrahura financiare dhe korruptive në infrastrukturën e vendit tonë”, tha Rama.

Kryeministri ne te njejten kohe hodhi poshte edhe çdo mundesi te artikuluar nga rivalet politike apo edhe nga te pasigurtit se Shqiperia mund te gjendet perballe nje krize te tipit te Greqise.

“Mund të thuhet se, qoftë kush e ëndërron skenarin grek për qëllime politike, por qoftë dhe kush, në mënyrë të arsyeshme i trembet rrënimit të mëtejshëm ekonomik, për arsye të krizës tronditëse që kemi trashëguar, duhet ta ketë fare të qartë se më e keqja do të kalojë me 2013”, tha Rama.

Kjo siguri, sipas Kryeministrit eshte rezultat i punes intensive te bere me FMN-në dhe Banken Boterore, me eksperte ekonomike boterore te nivelit me te larte dhe ne analizen, siç ai tha, te gjendjes aktuale financiare dhe ekonomike dhe potencialeve te zhvillimit te vendit. E me kete rast Kryeministri Rama beri edhe nje here te qarte se pavaresisht veshtiresive Qeveria do te beje realitet premtimet e saj elektorale.

“Çfarë ne jemi zotuar është pikë referimi edhenë diskutimet me FMN-në edhe në diskutimet me Bankën Botërore edhe në diskutimet me ekspertët ndërkombëtarë edhe në projektimin e programit të ri me FMN-në dhe të projektbuxhetit të ri”, tha Rama.

Gjate fjales se tij Kryeministri i kushtoi nje falenderim edhe banoreve te qytetit te Korçes dhe komunes Karbunare, qe i dhane fitore sipas tij te thelle kandidateve te majte ne zgjedhjet e te dieles.

Top Channel