Douglas dhe Zeta-Jones rikthehen bashkë

02/11/2013 15:50

Në muajin Gusht, Micheal Douglas dhe Catherine Zeta-Jones lajmëruan se kishin vendosur të ndaheshin për një periudhë të papërcaktuar që prej Majit, në mënyrë që të vlerësonin qetësisht martesën e tyre.

Megjithatë, gjashtë muaj “beqarie” duket se i kanë mjaftuar aktorëve 69 dhe 44-vjeçarë që të arrijnë të kuptojnë se janë bërë për njëri-tjetrin.

Ditën e shtunë, mediat rozë lajmëruan se tashmë Douglas dhe Zeta-Jones kanë vendosur të ribashkohen e janë rikthyer të banojnë në apartamentin e tyre të përbashkët në Nju Jork.

Ajo që mbetet vështirë për t’u përcaktuar është nëse bëhet fjalë për një rikthim përfundimtar apo për një tentativë të fundit për të shpëtuar martesën e tyre, diçka që me shumë gjasa, mund ta tregojë vetëm koha.

Top Channel